Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali ende numëron viktimat, autoritetet thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi,

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali ende numëron viktimat, autoritetet thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi,

Nepali vijon të përballet me një katastrofë të rëndë pas përmbytjeve masive në rajonin e Rasuwës, pranë kufirit me Tibetin. Të paktën 389 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 1,000 të tjerë rezultojnë të zhdukur, mes tyre rreth 466 turistë. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura, ndërsa qindra persona janë nxjerrë të gjallë nga zonat e përmbytura. Autoritetet kanë paralajmëruar se rreziku nuk ka kaluar dhe se ekziston mundësia e përmbytjeve të reja të menjëhershme. Një liqen i formuar nga masat e mëdha të ujit dhe mbetjeve mund të tejmbushet, ndërsa banorëve, turistëve dhe ekipeve të emergjencës u është kërkuar të qëndrojnë larg brigjeve të lumenjve Bhotekoshi dhe Trishuli. Ekspertët dyshojnë se katastrofa mund të jetë shkaktuar nga shembja e një...