Ambasadori i SHBA në Bejrut: Bisedimet midis Izraelit dhe Libanit do të vazhdojnë
Ambasadori i SHBA-së në Bejrut, Michel Issa, ka deklaruar se bisedimet mes Izraelit dhe Libanit pritet të vazhdojnë në Uashington “së shpejti”, pavarësisht tensioneve dhe sulmeve që kanë vijuar edhe pas rinovimit të armëpushimit më 3 qershor. Issa u takua në Bejrut me presidentin libanez Joseph Aoun, pas së cilës tha se negociatat janë në “rrugën e duhur” dhe se palët do të rikthehen në tryezën e bisedimeve. Sipas tij, “akulli është thyer” dhe SHBA do të vijojë të mbështesë përpjekjet për stabilizimin e situatës në Liban. Ndërkohë, presidenti Aoun ka deklaruar se diskutimet me Izraelin po fokusohen në një pakt mossulmimi, si hap drejt një “përfundimi të drejtë dhe gjithëpërfshirës të konfliktit”. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv