Alarm në NATO, SHBA planifikon të reduktojë ndjeshëm praninë ushtarake në Evropë

Alarm në NATO, SHBA planifikon të reduktojë ndjeshëm praninë ushtarake në Evropë

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të tërheqin një të tretën e avionëve të tyre luftarakë që i vënë në dispozicion të NATO-s në Evropë. Ky plan për distancimin e SHBA-së nga Aleanca, i konfirmuar nga zyrtarët dhe dokumentet zyrtare, ofron pasqyrën më të qartë deri më tani mbi qëllimin e administratës Donald Trump për të reduktuar rrënjësisht angazhimet e saj ndaj Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Sipas dy zyrtarëve të lartë evropianë, SHBA-të planifikojnë të zvogëlojnë ndjeshëm numrin e avionëve dhe anijeve luftarake të destinuara për operacionet e NATO-s në Evropë. Me këtë veprim, Amerika përshpejton procesin e tërheqjes së mbrojtjes që u ka ofruar aleatëve të saj evropianë për tetë dekada. Ky vendim do ta kufizojë rëndë aftësinë e NATO-s për të kryer sulme me...