Akt heroik, pronari i kafenesë hidhet në det dhe shpëton tre fëmijë që rrezikonin të mbyteshin (VIDEO)
Një pronar kafeneje në Britani është cilësuar hero pasi u hodh në det me rrobat veshur për të shpëtuar tre fëmijë që po rrezikonin të mbyteshin. Ngjarja ndodhi në plazhin Dumpton Gap, pranë Broadstairs në Kent, ku Steven Doorey-Williams, 56 vjeç, ishte duke punuar në ambientet e brendshme të kafenesë së tij kur dëgjoi britmat e fëmijëve që vinin nga deti. Ish-marinsi i Marinës Mbretërore britanike dhe ish-zjarrfikësi doli menjëherë jashtë dhe pa dy djem dhe një vajzë që po luftonin me dallgët e forta. Pa humbur kohë, ai mori një unazë shpëtimi dhe hyri në ujë me rrobat veshur. Doorey-Williams arriti t’i nxirrte fëmijët në breg njëri pas tjetrit, duke i tërhequr përmes dallgëve të forta drejt sigurisë. Një dëshmitare, Jo Drake, tha se...
Burimi:
vizionplus.tv