Aksidenti i pazakontë që shkaktoi kaos në qytet, mbi 20 tonë kallamarë derdhen në rrugë (VIDEO)

Aksidenti i pazakontë që shkaktoi kaos në qytet, mbi 20 tonë kallamarë derdhen në rrugë (VIDEO)

Një aksident i pazakontë trafiku ndodhi në Narragansett të Rhode Island, SHBA, kur një kamion që transportonte më shumë se 20 tonë kallamarë u përmbys, duke shpërndarë ngarkesën në asfalt dhe duke shkaktuar kaos në qarkullim. Sipas Policisë së Shtetit të Rhode Island, aksidenti ndodhi rreth orës 09:30, teksa drejtuesi po merrte një kthesë. Rimorkioja u shkëput nga kabina e kamionit dhe u përmbys, duke bllokuar të gjitha korsitë e rrugës Pt. Judith Road. Një pjesë e madhe e ngarkesës me kallamarë, e cila po transportohej drejt një impianti për përpunim jashtë zonës, përfundoi në rrugë. Ekipet e pastrimit punuan për disa orë për të larguar kallamarët dhe për të pastruar asfaltin, ndërsa rruga mbeti e mbyllur deri rreth orës 17:15. A tractor-trailer overturned on...