EMRI/ Kush është personi që u plagos në Shkodër, reagon policia: Ja autori
Vladimir Bruçi është personi që mbeti i plagosur në Shkodër këtë të enjte. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 minuta në në lagjen “Partizani”. Autori është shtetasi Pjerin Bitani. “Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta. Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Burimi:
vizionplus.tv