Të shtëna me armë zjarri në Shkodër
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të enjte në Shkodër. Paraprakisht mësohet se një person është qëlluar me armë zjarri. I plagosuri, i cili ka marrë dy plumba është futur në sallën e operimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parking të qytetit, ndërsa deri më tani ende nuk dihen motivet. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Burimi:
vizionplus.tv