Përplasja me Turqinë/ Ish kryeministri izraelit sulmon Netanyahun: Jashtë binarëve

Përplasja me Turqinë/ Ish kryeministri izraelit sulmon Netanyahun: Jashtë binarëve

Ish-kryeministri izraelit Ehud Barak ka kritikuar ashpër kryeministrin Benjamin Netanyahu për përshkallëzimin e tensioneve me Turqinë, duke e cilësuar politikën e tij si “të pamatur dhe budallallëk”. Barak argumenton se kjo përplasje nuk i shërben sigurisë së Izraelit, por mund të ketë edhe motive të forta politike. Türkiye Today Sipas Barak, qëndrimi i Netanyahut duket i lidhur me një përpjekje për të shkuar drejt zgjedhjeve duke krijuar një seri tensionesh të sigurisë që mund të rrisin ankthin e opinionit publik. Ai theksoi se Turqia nuk mund të trajtohet njësoj si Irani apo Siria e Bashar al-Assad dhe se mosmarrëveshjet me Ankaranë mund të menaxhohen përmes diplomacisë dhe kontakteve të koordinuara me Shtetet e Bashkuara. “Turqia nuk është as Irani dhe as Siria e Assadit”, argumentoi...