Adoleshenti norvegjez shpallet fajtor për vrasje me pagesë, i lidhur me Iranin

Adoleshenti norvegjez shpallet fajtor për vrasje me pagesë, i lidhur me Iranin

Një adoleshent norvegjez është shpallur fajtor se ka udhëtuar drejt Anglisë për të kryer një vrasje të porositur nga një grup ndërkombëtar kriminal me lidhje me Iranin. Johannes Kongsnes Natland, 19 vjeç, nga Stavangeri i Norvegjisë, kishte rënë dakord të qëllonte një person të paidentifikuar në këmbim të 25 mijë eurove. Dy ditë pasi mbërriti në Britani, ai u arrestua nga policia në një dhomë hoteli në Huddersfield, West Yorkshire, ku iu sekuestruan dy armë dhe municione. Pas 17 orësh e 6 minutash diskutime, një juri në gjykatën “Old Bailey” e shpalli fajtor për bashkëpunim për vrasje, pas një rigjykimi. Natland nuk shfaqi reagim të dukshëm ndaj vendimit, ndërsa gjyqtarja Justice Cheema-Grubb e la atë në paraburgim deri në dhënien e dënimit, që pritet në...