75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën, Italia ashpërson Kodin Rrugor
Këmbësorët që kalojnë rrugën duke parë telefonin mund të përballen së shpejti me gjoba në Itali. Ministria italiane e Transportit ka propozuar ndryshime në Kodin Rrugor, të cilat synojnë të rrisin sigurinë në rrugë dhe të ulin numrin e aksidenteve të shkaktuara nga shpërqendrimi i këmbësorëve dhe drejtuesve të mjeteve. Sipas projektligjit, i cili pritet të miratohet deri në mesin e muajit tetor, kushdo që përdor telefonin celular gjatë kalimit të rrugës do të gjobitet me 75 euro. Autoritetet argumentojnë se përdorimi i telefonit gjatë kalimit të rrugës ul vëmendjen e këmbësorëve, duke rritur rrezikun e aksidenteve në situata kur drejtuesit e mjeteve nuk kanë kohë të reagojnë. Ndryshimet janë hartuar edhe pas një sërë vendimesh gjyqësore në Itali, ku përgjegjësia për aksidente rrugore u...
Burimi:
vizionplus.tv