60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

Në vitin 2030 Maroku planifikon të organizojë Kampionatin Botëror të Futbollit bashkë me Spanjën dhe Portugalinë, dy shtete me të cilat nuk e lidh vetëm afërsia gjeografike dhe historia. Maroku është gjithashtu një destinacion i preferuar për turistët europianë. Megjithatë, qindra mijëra marokenë nuk janë të kënaqur me jetën në vendin e tyre. Varfëria, korrupsioni dhe keqqeverisja janë disa nga problemet që i shqetësojnë qytetarët, sidomos të rinjtë. Para disa ditësh u përhap lajmi se Gjykata Kombëtare e Spanjës ka vendosur që migrantët që arrijnë përmes detit në eksklavën spanjolle të Ceutës të mos dëbohen në Marok. Lajmi mori dhenë nëpërmjet mediave sociale. Ceuta, me rreth 83 mijë banorë, është një qytet spanjoll në bregdetin e Afrikës Veriore, pranë Ngushticës së Gjibraltarit. Mijëra marokenë u...