El Shara: Siria hiqet nga lista amerikane e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin –

El Shara: Siria hiqet nga lista amerikane e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin –

Presidenti sirian Ahmed al-Shara përshëndeti vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të hequr Sirinë nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin, duke vlerësuar se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të sanksioneve dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit. “Sot, Siria po çlirohet nga njollat ​​e errëta dhe po heq kapitullin e dhimbshëm të së kaluarës së saj, në mënyrë që të nisë rrugën e zhvillimit, rindërtimit dhe ripërtëritjes”, tha El Shara në një fjalim, raportoi Al Arabiya. Vendimi i Uashingtonit përmbysi një përcaktim dekadash të vjetër që përfshinte kufizime të ashpra ekonomike, dhe Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi një lehtësim përkatës të sanksioneve. El Shara shprehu ” mirënjohjen e tij të madhe” ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe vendeve...