57 të vdekur, 60 mijë refugjatë/ Drama humanitare në prag të Europës
Maroku, vendi që në vitin 2030 do të presë Kampionatin Botëror të Futbollit së bashku me Spanjën dhe Portugalinë, po përballet me sfida të mëdha të brendshme sociale dhe ekonomike. Pavarësisht se është një destinacion i rëndësishëm turistik për europianët dhe një partner i afërt me disa vende të BE-së, shumë qytetarë marokenë, veçanërisht të rinjtë, shprehin pakënaqësi për shkak të varfërisë, korrupsionit dhe problemeve të qeverisjes. Në këtë klimë pasigurie sociale u përhap lajmi se Gjykata Kombëtare e Spanjës kishte vendosur që migrantët që mbërrijnë përmes detit në enklavën spanjolle të Ceutës të mos dëbohen menjëherë drejt Marokut. Informacioni, i shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, shkaktoi një reagim të madh. Ceuta, qytet spanjoll me rreth 83 mijë banorë në bregun verior të Afrikës, pranë...
Burimi:
kohajone.com