40 ditë ferri në Rusi/ Ukraina zgjeron goditjet me dronë larg vijës së frontit
Ukraina ka shpallur përfundimin e një operacioni 40-ditor me sulme të vazhdueshme ndaj objektivave strategjikë në territorin rus, një fushatë që, sipas autoriteteve në Kiev, kishte si synim rritjen e presionit mbi Kremlinin dhe detyrimin e Moskës për t’u angazhuar në negociata. Operacioni, i quajtur “40 Ditët e Presionit”, u zhvillua nga fundi i qershorit deri më 4 gusht dhe, sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), përfshiu përdorimin e dronëve dhe raketave kundër bazave ajrore, rafinerive të naftës, industrisë ushtarake dhe infrastrukturës logjistike ruse. Një nga sulmet më të rëndësishme, sipas Kievit, ishte ai ndaj rafinerisë së naftës në Omsk, rreth 2 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Autoritetet ukrainase e cilësuan këtë si goditjen më të largët të konfirmuar me dron, duke pretenduar...
Burimi:
ntv.al