38 të vdekur dhe 29 të plagosur nga sulmi me raketa dhe dronë i rebelëve Huthi në Jemen

38 të vdekur dhe 29 të plagosur nga sulmi me raketa dhe dronë i rebelëve Huthi në Jemen

Rebelët Huthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet me raketa dhe dronë ndaj forcave të njohura qeveritare të vendit, të cilat vranë të paktën 38 persona. “Forcat tona të armatosura kryen një operacion në shkallë të gjerë që synonte përqendrimet e trupave armike”, tha zëdhënësi ushtarak i rebelëve pro-iranianë, Yahya Sareh, në një deklaratë, duke denoncuar “përforcimin e konsiderueshëm” të forcave qeveritare, të cilat mbështeten nga Arabia Saudite. Huthitë thonë se kanë vrarë ose plagosur qindra “luftëtarë të mbështetur nga Arabia Saudite” në zonat Al-Ruwaiq, Al-Abr dhe Al-Thaniyya dhe kanë shkatërruar kampe, depo armësh dhe automjete. Ky informacion nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Burime mjekësore i thanë AFP-së se të paktën 38 anëtarë të ushtrisë qeveritare u vranë dhe 29 u plagosën...