25 shtete padisin SHBA-të për tarifat e reja tregtare
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përballet me një sfidë të re ligjore, pasi 25 shtete amerikane kanë ngritur një padi kundër tarifave të reja tregtare të vendosura ndaj dhjetëra vendeve të botës. Padia, e depozituar nga një koalicion shtetesh të drejtuara nga demokratët, kundërshton tarifat që variojnë nga 10% deri në 12.5%, të cilat hynë në fuqi në muajin korrik. Sipas administratës Trump, këto masa u vendosën ndaj partnerëve tregtarë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kinën dhe Bashkimin Evropian, për shkak të dështimit të tyre në luftën kundër përdorimit të punës së detyruar në zinxhirët e furnizimit. Në dokumentin e padisë, shtetet argumentojnë se vendimi është “arbitrar, kapriçioz dhe në kundërshtim me ligjin”, duke akuzuar administratën se po përdor çështjen e punës së detyruar...
Burimi:
javanews.al