11 viktima nga i nxehti ekstrem në Europë

11 viktima nga i nxehti ekstrem në Europë

Që nga e shtuna, të paktën 11 persona kanë humbur jetën në Francë dhe Britaninë e Madhe për shkak të valës së paprecedentë të të nxehtit që ka ngërthyer Europën, ndërsa temperaturat kanë thyer rekordet historike të muajit maj në disa shtete. Kontinenti po përjeton temperatura që zakonisht regjistrohen në korrik dhe jo në fund të pranverës, ndërkohë që ekspertët që e lidhin drejtpërdrejt situatën me ndryshimet klimatike. Temperaturat në Britaninë e Madhe arrijnë në 35 gradë Celcius, regjistrohen 4 viktima Britania po përjeton temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë për muajin maj. Në Londër fillimisht u regjistruan 34.8 gradë Celsius, rekord absolut për këtë periudhë, por një ditë më pas temperatura arriti në 35.1 gradë. Temperaturat normale të majit në këtë vend janë 15 gradë,...