Reforma territoriale/ Drafti i PS, shkrihen 15 bashki

Reforma territoriale/ Drafti i PS, shkrihen 15 bashki

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend draftin për reformën e re administrativo-territoriale, duke e paraqitur atë vetëm me firmat e deputetëve socialistë anëtarë të komisionit të posaçëm, pasi nuk u arrit konsensus me Partinë Demokratike. Sipas projektligjit, propozohet reduktimi i numrit të bashkive nga 61 në 46. Drafti parashikon gjithashtu një strukturë të re me 71 qytete dhe 387 njësi administrative. Në dokument bëhet një ndarje mes bashkive dhe qyteteve, duke i trajtuar ato si kategori të veçanta. Ndryshimet nuk prekin ndarjen në qarqe, duke shmangur kështu nevojën për ndërhyrje në Kushtetutë. Reforma parashikon krijimin e 13 bashkive të reja përmes bashkimit të bashkive ekzistuese. Në veri, Puka do të bashkohet me Fushë-Arrëzin, ndërsa Klosi me Matin. Në Shqipërinë e Mesme, Rrogozhina do të bashkohet...