Shkrirje nga reforma territoriale, banorët e Poliçanit protestë! Djegin teserat e PS
Qytetarë të Poliçanit kanë protestuar këtë të enjte kundër kundër projektit për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës Territoriale 2.0. Banorët këmbëngulin se Poliçani duhet të vijojë të funksionojë si bashki më vete dhe kundërshtojnë përfshirjen e tij në Bashkinë e Beratit. Ndërkohë, kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, deklaroi para qytetarëve se vendimi për prekjen e bashkisë përbën “një padrejtësi dhe një turp të madh” dhe dha dorëheqje publike nga ky funksion. Në shenjë proteste dhe pakënaqësie, disa qytetarë dogjën në shesh teserat e anëtarësisë së Partisë Socialiste, ndërsa në pankarta shkruheshin fjalët: “Fëmijët na i larguat, tani doni të na fshini nga harta”. Kundër këtij propozimi ka shprehur rezerva edhe kryebashkiaku i Poliçanit, i cili është shprehur se...
Burimi:
opinion.al