Ministri i Jashtëm italian: Pezulloni Spanjën nga zona Shengen

Ministri i Jashtëm italian: Pezulloni Spanjën nga zona Shengen

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se dëshiron ta pezullojë Spanjën nga zona e lëvizjes së lirë Shengen, pasi qindra migrantë mbërritën ilegalisht në enklavën spanjolle të Ceutës në Marok. “Mbështes mbylljen e zonës Shengen me Spanjën ”, shkroi Antonio Tajani në rrjetin social X, duke shtuar se dënon “imigracionin e parregullt dhe të pakontrolluar”, raporton Hina. Emigrantët përmbytën sot kufirin e enklavës spanjolle të Afrikës së Veriut, Ceuta, duke mposhtur policinë në valëpritësin e qytetit pasi notuan nga ana marokene, njoftoi Garda Civile Spanjolle. Nëntë emigrantë vdiqën gjatë këtij procesi dhe ushtria spanjolle dërgoi 60 persona për të përforcuar policinë. Transmetuesi shtetëror TVE raportoi se midis 2,000 dhe 3,000 të rinj kishin kaluar kufirin, dhe agjencia shtetërore e lajmeve e Spanjës EFE raportoi se...