Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Bota humb Papën, Vatikani zbulon edhe shkakun e vdekjes
👁10119
Bota E Hënë, 21 Prill 2025 20:31 Papa Françesku u nda nga jeta këtë të hënë (21 prill) në moshën 88-vjeçare. Nga Vatikani kanë bërë me dije tashmë arsyen e vdekjes së Françeskut dhe ajo ka qenë një goditje në tru (ishemi). Shëndeti i tij ishte përkeqësuar kohët e fundit, pas betejës me pneumoninë e rëndë që e mbajti mbi 1 muaj në spital. Kjo u pa edhe në daljen e tij të fundit përpara besimtarëve, ku edhe pse fizikisht u bë pjesë e ceremonisë për Pashkën ai kishte të pamundur të fliste gjatë.