Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Borsh, ndezi zjarr për pastrim/Digjet një sipërfaqe toke kullotë, e pëson 51 vjeçari
Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me bimësi në fshatin Borsh, identifikohet dhe procedohet penalisht 51-vjeçari. Sipas Policisë Himarë, specialistët e Hetimit dhe Krimeve identifikuan shtetasin M. K., i cili dyshohet se ka ndezur zjarr për pastrimin e barit në një sipërfaqe toke, në afërsi të banesës së tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke kullotë, me shkurre dhe me ferra. “Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 51 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë. ...