Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, ja me sa do shitet litri i naftës dhe benzinës!
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (22 shtator) çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve, duke i ulur me 6 dhe 2 lekë për litër respektivisht naftën dhe benzinën. Nga sot, nafta do të shitet me pakicë deri në 213 lekë/litër, ndërsa me shumicë deri në 201 lekë/litër. Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është vendosur në 193 lekë/litër, ndërsa me shumicë në 181 lekë/litër. Çmimet hynë në fuqi më 22 shtator, në orën 12:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur mund të rishikohen. Bordi ka paralajmëruar operatorët e tregtimit të karburanteve se moszbatimi i çmimeve të përcaktuara mund të sjellë pezullimin e aktivitetit. Njoftimi i Bordit të Transparencës: “Bordi i Transparencës dhe...
Burimi:
javanews.al