Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bomba që na mban peng, 80 vite nga katastrofa bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki
Ka një përvjetor që rëndon më shumë se plumbi. Tashmë kanë kaluar 80 vjet nga Hiroshima. Koha kalon, por krateri mbetet. Dhe çdo “bombë” e përmendur pa mend e hap sërish atë plagë. Sepse Hiroshima nuk është vetëm një qytet, është një pikë kthese për njerëzimin. Para saj, fizika ishte lojë, habi, bukuri. Pas saj, u kthye në frikë, faj dhe përgjegjësi. Fizika lindi për të kuptuar si funksionon bota. Nga molla e Njutonit, te kuantet e Plankut, një dashuri për ligjet e padukshme të universit. Shkenca që ndërton ura për të kuptuar, u përdor për të ndërtuar armë që i shkatërruan ato ura. Kur teoria u bë zjarr Në Projektin “Manhattan”, fizikantët që ishin mësuar të punonin me simbole dhe grimca, përjetuan një ndjesi marramendjeje:...