Bomba pa dorashka e Kushner: Izraeli po i vë shkopinj nën rrota planit të Trumpit për Gazën
Plani amerikan për Gazën rrezikon të ngecë përballë pengesave të reja nga Izraeli. I dërguari i posaçëm i Donald Trump, Jared Kushner, pranon se politika e brendshme izraelite po komplikon përpjekjet e Uashingtonit për të çuar përpara planin e paqes. Kushner tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë dakord për objektivin final në Gaza, por zgjedhjet e ardhshme në Izrael po ndikojnë në vendimmarrjen e qeverisë. Mesazhi i tij për kryeministrin Benjamin Netanyahu ka qenë i drejtpërdrejtë: të mos krijohen pengesa për zbatimin e planit amerikan. Në thelb të përplasjes qëndron një pikë vendimtare: çarmatosja e Hamasit dhe tërheqja e forcave izraelite nga Gaza. Uashingtoni kërkon të ecë drejt një administrimi të ri të territorit dhe nisjes së rindërtimit, ndërsa Izraeli këmbëngul se nuk...
Burimi:
ntv.al