Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve

Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve

Greta Gjoci, nënë e një foshnjeje tremuajshe, u dërgua më 5 tetor në burgun e Pojskës në Pogradec, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin e saj për përfshirje në një skemë mashtrimi me call center, ku akuzoheshin edhe 15 persona të tjerë. Gjoci duhet të vuajë edhe rreth tre vjet e gjysmë burg nga dënimi i dhënë ndaj saj, por ligji parashikon mundësinë e shtyrjes së ekzekutimit të vendimit për gratë shtatzëna ose nënat me fëmijë nën moshën një vjeç. Pasi qëndroi rreth 24 orë në burg së bashku me foshnjën, mbrojtësit e saj iu drejtuan Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë me kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit. Por shqyrtimi i kërkesës u përball me një pengesë të...