Bogujevci takon drejtorin e lartë britanik Richard Clarke, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit kulturor
27 November, 2026 - 12:00 Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një takim me Richard Clarke, Drejtor i Përgjithshëm për Shoqërinë, Median dhe Kulturën në Departamentin për Digjitalizim, Kulturë, Media dhe Sport (DCMS) të Mbretërisë së Bashkuar. Takimi u mbajt në kuadër të konferencës BEYOND në Manchester, ku në fokus të diskutimit ishin politikat kulturore, zhvillimi i industrive kreative dhe mbështetja institucionale për artistët dhe profesionistët e këtij sektori. Gjatë bisedës u trajtuan gjithashtu mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e kulturës dhe industrive kreative./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com