“What’s next for YOUth?”, konferenca që vë në qendër të diskutimit të ardhmen e rinisë në Kosovë
27 November, 2026 - 12:30 Ministria e Sportit dhe Rinisë, në bashkëorganizim me BONEVET Prishtina, do të organizojë më 15 dhjetor konferencën rinore “What’s next for YOUth?”, e cila synon të krijojë hapësirë për diskutim mbi mundësitë, sfidat dhe perspektivën e të rinjve në Kosovë. Konferenca organizohet në kuadër të projektit Karta Rinore Evropiane – Kosova, në bashkëpunim me Regional Youth Cooperation Office (RYCO) dhe United Youth Task Force (UYTF). Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë të rinj, përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe sektorit privat, të cilët do të diskutojnë për katër tema kryesore: punësimin dhe zhvillimin e karrierës, mobilitetin rinor, dialogun me Bashkimin Evropian, si dhe rolin e rinisë në paqe dhe siguri, transmeton KultPlus. Përmes këtij takimi, pjesëmarrësit do të kenë mundësi...
Burimi:
kultplus.com