Pajtoni “aktor” në 16 filma të Kinostudios, çelet ekspozita e përhershme në Arkivin e Filmit

Pajtoni “aktor” në 16 filma të Kinostudios, çelet ekspozita e përhershme në Arkivin e Filmit

Në mjediset e brendshme të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, u çel ekspozita e përhershme me protagonist kryesor pajtonin i cili ka qenë pjesëmarrës në 16 filma, prodhime të Kinostudios “Shqipëria e re”. Ky pajton mund të shihet në shumë produksione filmike, duke nisur që nga filmi “Debatiku”, i Hysen Hakanit (1961) e deri te filmi i regjisorit Saimir Kumbaro, “Historiani dhe kameleonët” (1988). Për të parë pajtonin “aktor” siç e cilëson drejtori i AQSHF, Eljan Tanini, të apasionuarit e kinematografisë shqiptare do të mund të vizitojnë këtë ekspozitë të përhershme prej orës 8:30 te mëngjesit e deri në 16:30. Pajtoni, i ruajtur në AQSHF prej të paktën 65 vjetësh, ka qenë pjesë e këtyre filmave: “Debatik”, Hysen Hakani, 1961. “Oshëtimë në bregdet”, Hysen Hakani,...