Presidentja Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Presidentja Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e cila po e përfaqëson Kosovën në Iniciativën Brdo-Brijuni që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në fjalën e saj para liderëve të rajonit theksoi se bashkëpunimi rajonal, fqinjësia e mirë dhe integrimi evropian janë thelbësore për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.Sipas Presidentes integrimi evropian nuk mund të jetë selektiv dhe se të gjitha vendet duhet të përparojnë drejt anëtarësimit mbi bazën e meritave dhe kritereve të barabarta.Duke iu referuar Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, të mbajtur më 16 nëntor në Bruksel, Presidentja kritikoi mospërfshirjen e Kosovës në këtë aktivitet, si dhe lejimin e interpretimit të një kënge nacionaliste që vë në pikëpyetje shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.Ajo theksoi se është paradoksale që...