Bllokohet sot dhe nesër autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH njofton oraret dhe devijimet e trafikut
punimet ne autostraden tirane-durres TIRANË- Qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës do të bllokohet përkohësisht në dy ditë, gjatë orëve të natës. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se sot do të bllokohet qarkullimi në drejtimin Tiranë-Durrës, duke nisur në orën 23:00 dhe do të zgjasë deri në 05:00. Gjithashtu, me datë 22, në të njëjtën fashë orari, do të bllokohet qarkullimi në drejtimin Durrës-Tiranë. Në të dyja ditët, drejtuesit e mjeteve do të orientohen në rrugët alternative, që nga rrethrrotullimi i "Casa Italia", ndërsa në varësi të drejtimit do të përdoret edhe rampa në drejtim të Rinasit, si dhe mbikalimi Kashar-Thumanë. Njoftimi i ARRSH: Në kuadër të vijimit të punimeve për realizimin e projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”, dhe në zbatim të Planit të Menaxhimit të Trafikut, do të...
Burimi:
zeri.ai