Blerim Latifi: Historia e një gryke

Blerim Latifi: Historia e një gryke

Lugina që shihni në fotografi shënjon kufirin që ndan rajonin e Drenicës nga ai i Mitrovicës. Nëpër të kalon rruga që shpie nga Mitrovica në drejtim të Pejës. Është një luginë e vogël, që në pranverë të mahnit me panoramën e bukur, ndërsa dimrit të shkakton një ndjenjë të vogël mërzitjeje, me pamjen e zymtë të malit të zhveshur. Nga Blerim LatifiTerritori i saj i përket Prekazit. Sot lugina dhe mali anash saj duken të qeta e të heshtura, por e kaluara e tyre është e mbushur me histori të përgjakshme. Kjo histori qëndron e ruajtur në vetë emrat e tyre. Mali quhet Klisyra.Prej nga vjen ky emër? Cila është domethënia e tij?Qysh herët ky emër më kishte intriguar dhe më vonë e pata kuptuar...