“Biznesi përballet me taksën e korrupsionit”- Tabaku kritika Qeverisë: Shqipëria vendos më shumë gjoba se sa rajoni, inspektorët sillen si kaubojsa e xhambazë! (VIDEO)

“Biznesi përballet me taksën e korrupsionit”- Tabaku kritika Qeverisë: Shqipëria vendos më shumë gjoba se sa rajoni, inspektorët sillen si kaubojsa e xhambazë! (VIDEO)

Një ditë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për gjobat dhe kontrollet, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi duke analizuar mënyrën se si administrata shtetërore ushtron presion mbi bizneset. Sipas Tabakut, gjobat nuk po përdoren për të luftuar informalitetin apo për të përmirësuar klimën ekonomike, por janë kthyer në një instrument presioni që ushqen korrupsionin dhe godet kryesisht bizneset që respektojnë ligjin. Deputetja solli në vëmendje shifra që, sipas saj, tregojnë përmasat e problemit. Vetëm gjatë viteve 2022 dhe 2023, administrata tatimore ka vendosur rreth 4,6 miliardë lekë penalitete. “Biznesi nuk vuan vetëm barrën e taksave të padrejta, por edhe zyrtarët e shtetit që trokasin në derën e biznesit korrekt me ligjin, ndërkohë që ndaj evazorëve mbyllin njërin sy dhe i falin”, deklaroi Tabaku....