Biznesi në bllok, kundër qeverisë për paketën fiskale: rrezikohen investimet dhe vendet e punës

Biznesi në bllok, kundër qeverisë për paketën fiskale: rrezikohen investimet dhe vendet e punës

Biznesi në bllok, kundër qeverisë për paketën fiskale: rrezikohen investimet dhe vendet e punës asnjëherë tjetër, një valë e pazakontë kundërshtimesh nga të gjitha segmentet kryesore të sipërmarrjes ka shoqëruar propozimet e qeverisë për Paketën Fiskale 2027. Brenda pak ditësh, tetë organizata përfaqësuese të biznesit kanë dalë publikisht kundër masave të reja, duke paralajmëruar largim të investitorëve, zhvendosje të aktiviteteve drejt vendeve të rajonit, mbyllje kompanish, humbje të vendeve të punës dhe rritje të çmimeve. Veçanërisht domethënëse është përfshirja në kundërshtime e organizatave që përfaqësojnë investitorët e huaj. Dhoma Amerikane e Tregtisë, Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA) dhe Confindustria Albania, që përfaqëson industrialistët italianë, kanë paralajmëruar se rritja e taksave dhe ndryshimet e papritura të politikës fiskale mund të dekurajojnë investimet e reja dhe...