Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bisedimet SHBA-Izrael për armëpushimin në Gaza, zhvillohen në Itali
Situata në Gaza vijon të mbetet shqetësuese. Civilët janë duke u përballur edhe me krizë humanitare, ndërkohë që sulmet ajrore dhe tokësore e Izraelit vazhdon ende. Nga ana tjetër bisedimet SHBA-Izrael për armëpushimin në Gaza do të zhvillohen në Itali. I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme Steve Ëitkoff, ndodhet në Itali dhe pritet të takohet me zyrtarë të lartë izraelitë dhe të Katarit. Në diskutime pritet të përfshihet një armëpushim 60-ditor , si edhe fokusi do të vendoshet te ndihmat humanitare dhe lirimi i pengjeve izraelite.