Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Harrojeni inceneratorin, Elbasani në kërkim të një landfilli të ri
Administratori i kompanisë Eco-Elb, Leli Kaja, që menaxhon zonën e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, duket se hoqi dorë njëherë e mirë nga vënia në punë e inceneratorit, ndërsa e konsideroi situatën emergjente gjatë një interpelance me Këshillin Bashkiak të qytetit më 29 korrik. “Duhet ndërtuar një landfill i ri. Sasia e mbetjeve ka arritur të shembë disa skarpata anësore të landfillit,” tha Kaja, ndërsa akuzoi këshilltarët bashkiakë se nuk i ishin bërë krah për të gjetur një zgjidhje. Sipas Kajës, në landfill hyjnë çdo ditë mbi 150 ton mbetje dhe është e pamundur sistemimi i kësaj sasie. “Do të ketë përsëri rrezik,” paralajmëroi ai. E thirrur për shkak të zjarrit që shpërtheu në fillim të korrikut, interpelanca me Kajën nxorri një tjetër herë në...