Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
”Bilbilenjtë trembëdhjetë, vanë në litarë vetë!..” Cila është historia e kësaj kënge?!
Nasip Kaçi: Bilbilenjtë trembëdhjetë Bilbilenjtë trembëdhjetë, vanë në litarë vetë! Cila është historia e kësaj kënge trimash, që vjen prej një shekulli deri në ditët tona, ku ka ndodhur kjo ngjarje e jetuar, që historia e ngriti në legjendë. Bilbilenjtë ishin trembëdhjetë djem të rinj patriotë dhe atdhedashës nga fshati Tërbaç i Vlorës, që u dhimbej populli i varfër, i cili vuante nga bejlerët dhe agallarët, nga taksidarët dhe nga zgjedha e pushtuesve osmanë. Për të ndëshkuar pushtuesit e huaj, bejlerët, taksidarët dhe qeveritarët, që ishin në shërbim të Sulltanit, për t’i dalë zot vegjëlisë, që të hiqte qafe zgjedhën e huaj dhe shfrytëzimin feudal, kishin marrë armët në dorë dhe ishin ngjitur në male shumë djem trima, që në atë kohë i quanin kaçakë....