Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe ajo e Firences, marrëveshje për trashëgiminë e shkruar
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Biblioteka Kombëtare Qendrore e Firences dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi trepalëshe, me synim shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve profesionale në fushën e bibliotekonomisë dhe trashëgimisë kulturore. Marrëveshja u nënshkrua në Qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, në kuadër të projektit EPOCHE (Enhancement and Promotion of Our Cultural Heritage), i cili mbështetet nga Fondi për forcimin e promovimit të kulturës dhe gjuhës italiane jashtë vendit për periudhën 2025-2027. Në kuadër të këtij projekti, Biblioteka Kombëtare Qendrore e Firences ka nisur një program trajnimi për tre bibliotekarë të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, të cilët do të zhvillojnë një periudhë formimi pranë institucionit italian. Trajnimi do të përqendrohet në katalogimin e librave të...
Burimi:
kultplus.com