Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Biblioteka e Kuvendit pasurohet me fondin intelektual të Prof. Dr. Servet Pëllumbit
Në ambientet e Bibliotekës së Kuvendit të Shqipërisë u zhvillua sot një ceremoni e veçantë për dorëzimin e një fondi librash të dhuruar nga ish-Kryetari i Kuvendit, Prof. Dr. Servet Pëllumbi, një nga figurat më përfaqësuese të jetës parlamentare, akademike dhe intelektuale shqiptare të pas viteve ’90. Në përmbushje të vullnetit dhe dëshirës së tij për të kontribuar në trashëgiminë institucionale dhe kulturore, veprat u dorëzuan simbolikisht në emër të tij nga deputeti Arben Pëllumbi, i biri i akademikut dhe politikanit të njohur. Në fjalën e tij, z. Pëllumbi theksoi larminë e titujve të dhuruar, që përfshijnë vepra filozofike, historike,...