BIA serbe arreston dy persona, dyshohen për spiunazh në favor të SHISH-it

BIA serbe arreston dy persona, dyshohen për spiunazh në favor të SHISH-it

Agjencia serbe e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) ka arrestuar dy persona të dyshuar se u kanë përcjellë informacione shërbimeve të inteligjencës shqiptare dhe kosovare. Aksioni është zhvilluar sot në Vranjë dhe Jagodinë. Sipas mediave serbe, në Vranjë është arrestuar D. C., 46 vjeç, nga Shillova e Gjilanit, ndërsa në Jagodinë është prangosur N. P., 50 vjeç, banues në këtë qytet. Të arrestuarit dyshohen se kanë transmetuar të dhëna për pjesëtarë aktivë të BIA-s serbe dhe aktivitetin e tyre te struktura të inteligjencës së Shqipërisë, përfshirë SHISH-in, si dhe te Agjencia e Inteligjencës së Kosovës dhe Njësia e Inteligjencës së Policisë së Kosovës. Lajmi është raportuar nga mediat serbe, të cilat i referohen operacionit të BIA-s. Ndaj dy personave janë ngritur dyshime për veprimtari spiunazhi. /Novosti/