No Image Available

“Beteja” Muça-Bedinaj për tokën në Palasë, Kadastra: Dyshime për titujt e pronësisë, i jemi drejtuar SPAK-ut

Vasil Bedinaj dhe Luan Muça TIRANË- Një sipërfaqe toke në zonën mes Drimadhës dhe Palasës çoi në përshkallëzimin dhe përdorimin e armëve në konfliktin mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajn. Pikërisht, një sipërfaqe toke, ku është parashikuar ndërtimi i resortit “Delta Falaise Resort & Village”, për të cilën ASHK thotë se i përket Zonës Kadastrale nr. 1739. Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) sqaron për "Top Story", se regjistrimi fillestar i pronave në këtë zonë ende nuk ka përfunduar dhe pritet të mbyllet brenda vitit 2027. Në vijim, Kadastra sqaron se shoqëria “Delta” sh.a. ka depozituar gjatë viteve 2019–2021 dokumentacion për disa tituj pronësie, të bazuar në kontrata shitblerjeje, vendime të ish-komisioneve të kthimit të pronave, vendime gjykatash dhe AMTP. Sipas ASHK, në korrik të vitit 2024, është regjistruar...