Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
BERZH miraton huanë 30 milionë euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar këtë të martë, më 5 gusht, se do të mbështesë ndërtimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë me 30 milionë euro. Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, BERZH bën me dije se ka aprovuar kredinë: “BERZH po i jep një kredi sovrane deri në 30 milionë euro Shqipërisë në dobi të kompanisë shtetërore hekurudhore ‘Hekurudha Shqiptare’. Kjo plotëson një kredi sovrane prej 30 milionë eurosh nga BEI dhe 60 milionë euro grante investimi dhe asistence teknike nga BE përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në fillim të këtij viti.”. Projekti do të përfshijë rehabilitimin e rreth 34 kilometrave hekurudhë, ndërtimin e infrastrukturës moderne dhe rikonstruksionin e godinave të stacioneve përgjatë linjës....