No Image Available

BERLINI NË ALARM, 10 MIJË TË RINJ PRITEN NË PROTESTË, POLICIA NXJERR UJËHEDHËSET

Gjermania përgatitet për një ditë protestash masive, ndërsa autoritetet e Berlinit kanë mobilizuar rreth 1,500 efektivë policie për të përballuar tubimet e paralajmëruara më 31 tetor. Mijëra të rinj pritet të zbresin në rrugët e kryeqytetit gjerman, në një lëvizje proteste kundër rritjes së kostos së jetesës, problemeve në arsim dhe diskutimeve për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Nën thirrjen e iniciativës “Gen Z regelt”, demonstrata kryesore do të nisë në orën 14:00 pranë Portës së Brandenburgut, ku organizatorët presin rreth 10 mijë pjesëmarrës. Protesta të ngjashme janë paralajmëruar edhe në afro 30 qytete të tjera gjermane. Por ajo që ka shtuar shqetësimin e autoriteteve është përkimi i protestave me festimet e Halloween-it dhe mundësia e përfshirjes së grupeve që mund të shkaktojnë incidente....