Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha udhëton drejt Spanjës për të marrë pjesë në kongresin e PPE, i ftuar të mbajë një fjalim
👁4560
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ndodhet në Valencia të Spanjës për të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, që do zhvillohet më 29 dhe 30 prill 2025 në qendrën ekspozuese ‘Feria Valencia’. Kongresi, i organizuar nga PPE në bashkëpunim me Partinë Popullore të Spanjës, mbledh bashkë liderët kryesorë të së djathtës evropiane për të diskutuar mbi sfidat aktuale që përballet kontinenti dhe drejtimin politik që duhet ndjekur në vitet në vijim. Në qendër të axhendës janë tema kyçe si forcimi i demokracisë evropiane, rritja ekonomike, sfidat demografike dhe krizat klimatike. Gjithashtu, kongresi do të trajtojë...