Berisha u jep zemër demokratëve nga Kamza: E di që jeni rraskapitur në opozitë, por jemi në kilometrin e fundit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është rikthyer edhe një herë kilometrit të fundit për t’i dhënë zemër të tijëve. Gjatë një takimi në Kamëz, Berisha tha se e di që demokratët janë lodhur e rraskapitur në opozitë gjithë këto vite, por kërkoi prej tyre edhe një sforco të fundit. “Unë e di se opozitarët kaq vite në opozitë janë të lodhur. Unë e di se janë të rraskapitur. I di të gjitha. Por di dhe këtë që ne kurrë s’duhet të dorëzohemi. Tani që jemi në kilometrin e fundit, ne duhet të qëndrojmë si viganë”, tha Berisha mes të tjerash. Ai foli edhe për protestën: “Sot opozita është shtuar me një opozitë të re, e cila ka bërë që në Shqipëri, ajo që...
Burimi:
javanews.al