Berisha, thirrje ndërkombëtarëve: Sanksionet ndaj Ramës janë të domosdoshme

Berisha, thirrje ndërkombëtarëve: Sanksionet ndaj Ramës janë të domosdoshme

Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të sanksionojnë qeverinë Rama, i cili sipas tij e ka shndërruar Shqipërinë në narko-shtet. Sipas kryedemokratit, dënimi politik dhe masa të tjera, janë të domosdoshme për të shpëtuar shqiptarët nga kjo situatë jashtëzakonisht e rëndë. “Në këtë rast gjithashtu unë u bëj thirrje të gjitha agjencive partnere të vendeve partnere të luftës kundër drogës dhe shpëlarjes së parave: në qoftë se kërkoni rastin më klasik, urdhëroni ku është Shqipëria, në të cilën thyhen qafën dy monedhat më të forta të planetit për shkak të kontejnerëve dhe vagonëve të parave të pista të drogës që hyjnë në ekonominë shqiptare. I bëj thirrje MONEYVAL-it dhe të gjitha agjencive të tjera, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Seksionit...