Berisha përpiqet të përgënjeshtrojë listën e dhunuesve, por pamjet e tradhtojnë! Një prej të ndaluarve në fotografi me të në zyrën e tij, më 2021 ishte edhe…

Berisha përpiqet të përgënjeshtrojë listën e dhunuesve, por pamjet e tradhtojnë! Një prej të ndaluarve në fotografi me të në zyrën e tij, më 2021 ishte edhe…

Personi i identifikuar me inicialet A. H., i vetëquajtur student, rezulton të jetë Artan Hysenaj, nga Tropoja, një person i afërt me grupet e forcës pranë Partisë Demokratike. Berisha përpiqet të përgënjeshtrojë listën e publikuar sot nga Kryeministri. Por në zgjedhjet e vitit 2021, ai ka qenë i angazhuar me grupin e forcës së PD-së në Elbasan, ku ndodhi edhe vrasja e Pjerin Xhuvanit. Pas polemikave që pasuan publikimin nga Edi Rama të emrave dhe fotografive të personave të ndaluar, Berisha nxitoi të paraqiste fakte të rreme për ta, duke u përpjekur të zhvlerësonte denoncimin publik. Por fotografitë e personit në fjalë në zyrën e Sali Berishës tregojnë qartë lidhjet e tij politike dhe hedhin dritë mbi adresën politike të dhunës ndaj institucioneve.