Berisha për incidentin në tubimin e së shtunës: Ata ishin të paguar nga qeveria, jo studentë

Berisha për incidentin në tubimin e së shtunës: Ata ishin të paguar nga qeveria, jo studentë

Sali Berisha ka reaguar pas përplasjes së protestuesve dhe demokratëve në tubimin e së shtunës përpara Ministrisë së Arsimit. Në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, lideri i PD-së pretendoi se ata që krijuan incidente ishin të paguar nga qeveria dhe jo studentë. Ai shtoi gjithashtu se PD do të vazhdojë të marrë pjesë në protestë. “Siç e patë ju, asnjë incident nuk pati nga studentët. Zero incidente. Unë mund të them ty, i kam dhe emrat e tyre. Dhe mund t’ua them, por vetëm për hir të asaj që s’po më duket e drejtë se do ta marrin si një sulm të egër personal, por absolutisht ata ishin që të gjithë të paguar fort për të provokuar dhe për të krijuar...