Berisha: Nesër në ora 12:00, PD fton të gjithë anëtarët në protestë kombëtare në mbështetje të revoltës studentore
‘Nesër në ora 12:00, PD fton të gjithë anëtarët në protestë kombëtare të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore’. Ky ishte mesazhi që kreu demokrat përcolli gjatë konferencës për shtyp nga selia e demokratëve. Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, nesër në ora 12:00, PD fton të gjithë anëtarët, anëtaret, mbështetësit e saj nga mbarë vendi në protestë kombëtare të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore. Studentët në revoltën e tyre shumëditore kanë dëshmuar guximin e paparë ndonjëherë të qytetarëve në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Studentët në revoltën e tyre kanë gjunjëzuar narkoshtetin jo një po disa herë. Me trimërinë e tyre, vajzat dhe djemtë e gjimnazeve dhe të universiteteve kanë fituar një simpati botërore. Studentët kanë bërë krenarë sot me trimërinë, guximin e...
Burimi:
gijotina.com