Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha në SPAK për masën“detyrim paraqitje”: Ja mesazhi që i lashë Dumanit
👁10350
Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Në mbështetje të Berishës jashtë ambienteve të SPAK kanë dalë edhe disa deputetë që kanë marrë mandatin në zgjedhjet e 11 majit, por edhe mbështetës të Partisë Demokratike. Në dalje, ai foli edhe për mediat, duke treguar edhe mesazhin qe i la kreut te SPAK, Altin Dumani. “Qëndrimi mbrojtjes ndaj krimit elektoral ndaj Altin Dumanin përbën një krim kushtetues. Kjo është deklarata që unë i lashtë kreut të Skapit”, deklaroi Berisha.